Tash e një kohë është spekuluar se Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Megjithatë, çifti në asnjë moment nuk e kishte konfirmuar lajmin e pritjes së bukur, megjithëse ishin shpërndarë fotografi përmes të cilave dyshohej se moderatorja është shtatzënë.
Dhe tani, çifti ka vendosur t’i konfirmojë thashethemet duke shpërndarë një video, përmes të cilës konfirmojnë se janë në pritje të fëmijës.
“Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë… Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re”.
“Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh, sepse e di që është momenti të të bekojë me dhuratën më hyjnore. Kur thjesht një prekje dore kthehet në një prekje jete…dhe ne mezi po presim të të prekim duart e tua të vogla”, ka shkruar Einxhel.
Kujtojmë që romanca e tyre filloi brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe ata vazhduan të jenë çift edhe jashtë shtëpisë së famshme, e tanimë do të jenë edhe prindër.
Vlen të përmendet që gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi ishte Dj Dagz ai që i thoshte kur të dalim jashtë do ta bëjmë një fëmijë, ata që kanë qenë ndjekës 24 orë të BBV, besoj që vetëm e dinë. /arbresh.info/

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...