Një moment dramatik ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur banorëve iu dha një sfidë e re.
Ata u ndanë në grupe dhe u lidhën me litar me njëri-tjetrin, duke krijuar një provë që kërkonte durim dhe bashkëpunim.
Egli, e cila ishte pjesë e një grupi së bashku me Tirin, Gertën, Rizartën, Aldon dhe Rozanën, u shfaq e tensionuar dhe e mbingarkuar emocionalisht pas spektaklit.
Ajo shprehu hapur vështirësinë e saj për të vazhduar sfidën, duke treguar se ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike.

“Dua të rri vetëm, dua të fle vetëm, dua të pi cigare vetëm. Jam shumë e rënduar dhe nuk mund të rri e lidhur”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se nuk mund të përballonte më sfidën.
Gerta u përpoq ta qetësonte, duke i sugjeruar se grupi do ta mbështeste dhe do ta ndihmonte për ta kaluar këtë moment të vështirë.
Megjithatë, Egli nuk pranoi të vazhdonte dhe, pavarësisht përpjekjeve të banorëve për ta mbajtur në lojë, ajo vendosi të shkëpuste litarin.
Ky veprim çoi automatikisht gjithë grupin në dënim, sipas rregullave të vendosura nga Vëllai i Madh.
Vendimi i saj shkaktoi pakënaqësi te pjesëtarët e tjerë të ekipit, të cilët tashmë duhet të përballen me pasojat e kësaj zgjedhjeje.
Tensioni në shtëpi është rritur, dhe mbetet për t’u parë se si kjo situatë do të ndikojë në marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim. /Telegrafi/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike