Efi është personazhi më i pëlqyer e që është eliminuar nga “Big Brother VIP Albania”.
Lidhur me eksperiencën e saj ajo ka folur së fundi.
E ftuar në “Më lër të flas”, ajo ka folur edhe rreth miqësisë së saj me Luizin.
“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Unë isha parapërgatitur. Unë e kisha si një dëshirë që nuk kisha marrë asnjë lloj ftese. Unë punova për pjesën e nervave të mia. Kam punuar që aty brenda të jem më e qetë”, tha fillimisht Efi.
Efi ka shtuar se është penduar që nuk e ka shijuar edhe shumë eksperiencën.
“U pendova që nuk shijova aq shumë. E krijova rrethin, aty kur po e shijoja dola”, vazhdoi më tej ajo.
E pyetur për mbështetjen për Luizin, ish-konkurrentja theksoi se tani të gjithë po përfitojnë nga artisti shkodran.
“E kuptueshme që secili po mendon të përfitojë nga pak. Mendoj se në këtë periudhë të gjithë po mundohen të përfitojnë nga Luizi”, vazhdoi mes tjerash ajo
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj