Mëngjesi për Edin dhe Dolcen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova nisi në mënyrë jashtëzakonisht romantike.

Teksa qëndronin të shtrirë bashkë në shtrat, dyshja shkëmbeu puthje të ëmbla dhe përqafime të ngrohta, duke treguar afrimin dhe kiminë që po krijohet mes tyre.

Në një moment, Edi vendosi dorën nën këmishën e Dolces, duke shtuar akoma më shumë intimitetin e momentit.

Ky afrim vjen pas disa ditësh gjatë të cilave dyshja ka shkëmbyer puthje brenda shtëpisë, duke bërë që fansat të komentojnë pafund për këtë lidhje të mundshme.

Kujtojmë se këtë të premte, Dolce do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Grande Fratello, një shkëmbim i veçantë mes banorëve të dy formateve, gjë që mund të sjellë zhvillime të reja dhe momente të paparashikueshme brenda shtëpisë.

Afërsia mes Edit dhe Dolces duket se po bëhet gjithnjë e më e dukshme, dhe publiku mbetet kurioz për mënyrën se si kjo histori do të zhvillohet në ditët në vijim. /Telegrafi/