Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj apo siç e njohin fansat e muzikës së tij Stresi, ishte në krye të protestës së thirrur pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme për të dënuar vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
“Edhe unë jam Klodiani!” u shpreh Stresi në çelje të protestës.
Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe përtej orës 22:00, kur nis ndalimi i qarkullimit.
“Kush po pjerdh për lëvizjen e tyre? Nuk e kemi problem as orën 22, as 23 dhe as 24. Nuk i trembemi jo këtij këtu por as atij të gjatit që duhet me e kap me këtë cepin e çadrës këtu. Ne jemi këtu” u shpreh Stresi.
Më pas reperi kërkoi një minutë heshtje për të riun që mbeti viktimë dhe familjen e tij, përpara se të vijonin marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.
“Të gjithë jemi Klodiani sot” tha Stresi.
Më pas turma shpërtheu me thirrjet“Turp turp”, “ik ik”, “poshtë komunizmi!”
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...