Nuk thuhet kot që në politikë nuk duhet të thuash ‘ASNJËHERË’ , sepse vjen dita kur, çdo ‘pështymë’ që ke bërë në të kaluarën duhet ta lëpish të gjithën .
Kjo i ndodhi sot edhe Menduh Thaçit, deputet dhe kryetar i PDSHsë. Dikur e quante ‘komandant Skopsko Pivo’, e sot mezi priti që ta votojë,siç shifet edhe në këtë foto ilustruese ku Thaçi ngre lart kartonin e gjelbërt të votimit. Nga kjo që shohim, Menduh Thaçi do të jetë deputeti më i bindur i Alisë.
Tani pjesë e këtij grupacioni është edhe Menduh Thaçi që tregoi se për të, konzistenca politike nuk ka asnjë rëndësi sa kohë që i ruhet interesi personal. Nuk thonë kot që politika ia kalon edhe zanatit më të vjetër në botë. Kjo u dëshmua sot.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...