Mediat rozë kanë shkruar shumë për Almedën jo vetëm për arritjet e saj televizive por edhe si partnerja e një prej aktorëve më të mirë në Turqi.
Ditën e Shën Valentinit në vitin 2017, Almeda dhe aktori i famshëm Tolgahan Sayisman kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.
Aktualisht Almeda ka ndërmarrë një tjetër hap për karrierën e saj. Vendosi t’i rikthehej publikut shqiptar me pjesëmarrjen në rolin e moderatores në “Dancing With The Stars”.7 ditët e një jave në jetën e Almedës ndahen mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe sakrifica që ajo bën momentalisht në projektin që do e mbajë të angazhuar për dy muajt në vijim ka bërë që ajo praktikisht të jetojë në dy shtete.
Almeda ishte e ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin, ndërkohë që para dy netësh ajo dhe partneri i saj pësuan një aksident. Pasi foli për dashurinë e saj, aksidentin në Turqi me bashkëshortin Tolgahan Sayışman, akuzat për operacionet plastike, planet për një fëmijë etj, etj, Almeda “peshkoi” fjalën “Xhelozi”.
E lidhur me këtë bukuroshja 26-vjeçare e sqaroi siç duhej: “Kemi një punë që nuk na lejohet të jemi xhelozë. Edhe sikur unë të jem xheloze nga brenda, nuk më lejohet të jem xheloze sepse e dija se me kë kisha të bëja para se të martohesha kështuqë…”
Po si ia bën me ato puthjet dhe përkëdheljet në ekran? A janë prej vërteti?
[qesh] “Po sigurisht që janë prej vërteti [qesh sërish], nuk ka montazh në puthje… Mundohem mos i shoh, por jetojmë në një kohë që është e pamundur mos i shohësh. Kjo nuk është xhelozi, por më bën të ndihem keq.”
Nga ana tjetër, aktori dhe bashkëshorti i saj është më xheloz.
“Meshkujt janë pak më xhelozë në këtë aspekt, unë e kam thënë edhe para Tolga-s që nuk do të pranoja kurrë një rol që ka puthje, megjithëse kjo nuk është e lejuar. Por ia kam bërë njëherë si presion, i kam thënë nesër mund të bëj dhe unë një rol të tillë, me këto skenat dhe pashë që iu skuqën veshët dhe iu rrudhën sytë” [qesh]
Si përfundim Almeda thotë se e merr me të qeshur, por nga brenda lufton me veten pasi është e vështirë, por tek e fundit, nuk ka zgjidhje tjetër.
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona