Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 mori një ngjyrim të veçantë me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, pasi djemtë vendosën t’i surprizonin vajzat me dhurata simbolike dhe gjeste të veçanta.
Megjithatë, momenti që mori më shumë vëmendje ishte ai mes Mateos dhe Brikenës.
Mateo kishte menduar me kujdes për dhuratën e tij, duke i sjellë Brikenës pizhame të rehatshme dhe një tufë me lule të bardha, të cilat janë ndër të preferuarat e saj.
Por surpriza nuk u ndal vetëm te lulet.
Ajo që e bëri këtë moment edhe më të veçantë ishte fakti se Mateo i dhuroi edhe çokollatat që Brikena pëlqen më shumë.
Ky detaj nuk ishte i rastësishëm, pasi ai e kishte mbajtur mend që nga koha kur njiheshin jashtë shtëpisë, rreth katër vite më parë.
Ky gjest personal u komentua gjerësisht dhe duket se marrëdhënia mes tyre po zbutet dita-ditës.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky moment i 8 Marsit do të shërbejë si një hap i ri për afrimin e tyre gjatë rrugëtimit në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...
Flick pas fitores me Rayon: E rëndësishme ishin tri pikët, J...
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit