Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj që në ditët e para në “Big Brother VIP” janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin.
Ditët e fundit, Iliri është shprehur se Donaldi e ka përdorur brenda shtëpisë, romancën që ka pasur më parë me Bora Zemanin.
Gjatë debatit, në spektaklin e sotëm, Iliri tha se nuk ka dhënë disa mendime, pasi nuk ka dashur që të ndieht keq vajza me të cilën Donaldi nisi një romancë në shtëpi, Beatrix Ramosaj.
“Pasi rihapen diskutimet e të kaluarës, Donaldi del jashtë çdo parametri dhe unë nuk i përgjigjem se nuk dua të lëndoj atë që është e dashura e tij”, tha Iliri, por Donaldi këmbënguli që me sjelljen e tij, Iliri e ka bërë të ndihet keq Beatriksën.
“Asnjëherë nuk kam dashur ta ul Ilirin”, tha më tej Donaldi, referuar komenteve për gruan e balerinit, pasi ky i fundit ka rrëfyer se e ka tradhtuar para disa vitesh./Tch
Aksident në afërsi të QKUK-së, lëndohet një person
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...