Një selfie e postuar në Instagramin personal, nga Kim Kardashian, ka nxitur debat të madh mes fansve të saj.
Njëri prej tyre arriti të dallojë dy njolla pluhuri të bardhë, të cilat nxitoi t’i quante “viza kokaine” dhe akuzoi Kim-in si konsumatore të saj, transmeton tch.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i saj në rrjetin social Twitter, duke i cilësuar aty dy viza pluhuri, si sheqer i mbetur nga konsumi 8i karameleve.
“Unë nuk luaj me thashetheme ndaj dua ta mbyll këtë të fundit, menjëherë dhe shpejt. Ai është pluhur sheqeri, i mbetur aty nga rrëmuja jonë gjatë konsumit të karameleve të blera në ‘Dylan Candy shop'”, shkroi Kim Kardashian në Twitter.
Ndërkohë është mësuar se Kim ka vizituar këtë dyqan ëmbëlsirash, të dielën, ku edhe është fotografuar, së bashku me njërën nga vajzat e saj, 4 vjeçaren North.


Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...