Dwayne Johnsonin do ta dëshironte çdo nënë për djalin e saj.
Aktori i famshëm, të cilin ne të gjithë e perceptojmë si një njeri të fortë, në fakt është shumë emocional dhe i kujdesshëm sidomos kur bëhet fjalë për të dashurit e tij.
Ai është babai i dy vajzave që i lejon të bëjnë çdo gjë dhe e shfrytëzon çdo moment të argëtohet me to gjersa janë ende të vogla.
Nga ana tjetër, aktori nuk e harroi nënën e tij, të cilin vendosi ta befasonte për festat e fundvitit me një dhuratë të pabesueshme.
https://www.instagram.com/p/BsKNYBUBGsj/?utm_source=ig_embed
Aktori i dha asaj një shtëpi dhe me këtë rast i shkoi një letër që e publikoi në llogarinë personale në Instagram.
“Kjo është arsyeja pse ndihem kaq mirë. Befasi! I bleva nënën sime një shtëpi të re për Krishtlindje. Gjatë rritjes sime, jetonim gjithmonë në apartamente të vogla, udhëtonim dhe lëviznim vazhdimisht. Shtëpia e parë në të cilën prindërit e mi me të vërtetë jetuan ishte shtëpia që bleva në vitin 1999. Ajo u shkatërrua pesë vjet më vonë, dhe siç ndodh zakonisht, gjërat u bënë pak të komplikuara. Prej këtij momenti, kam vendosur që gjithmonë do të kujdesem për prindërit e mi në të ardhmen”, shkroi aktori.
Ndryshe, aktori që më mirë njihet me nofkën “The Rock”, është duke punuar në projekte të reja filmike.
https://www.instagram.com/p/Br_I4MThLJo/?utm_source=ig_embed
Macron: Dëbimi i palestinezëve nga Gaza do të ishte jashtëza...
Cilat janë trajtimet e depresionit?
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutal...
Sot protestohet para Komunës së Gjilanit për gruan që u përd...
Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohem...
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Shirokë-Zogaj: Një nga...