Dukesha e Sussex ka mahnitur turmën e modës duke bërë një paraqitje të befasishme në British Fashion Awards.
Meghan Markle kishte veshur një fustan të gjatë të zi me një krah, që është dizajnuar pikërisht nga disenjatorja Clare Waight të cilës ia dha çmimin dukesha, transmeton portali arbresh.info.

Por ajo që ra në sy ishin thonjtë e Meghan që ishin të lyer me ngjyrë të zezë, që nuk lejohet me rregullat e protokollit mbretëror.
Protokolli thuhet se e konsideron llakun me ngjyrë të mbyllët dhe thonjtë fals si “vulgarë” që bazohet në preferencën personale të Mbretëreshës.

Kjo do të thotë se femrat e familjes mbretërore zgjedhin hije delikate në thonjtë e tyre.
Mbretëresha Elizabeta thuhet se favorizon nuancën delikate të baldosës së zbehtë rozë të Essie’s Ballet Slippers dhe ka përdorur hijen që nga viti 1989./Arbresh.info/


Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...