Meghan Markle tani zotëron një koleksion diamantësh me vlerë 1 milion funtash, pasi mori disa dhurata shumë të shtrenjta për dasmën nga Mbretëresha.
Para takimit me Princin Harry, Meghan Markle mbulohej me byzhuteri modeste, ndërsa tani ajo zotëron një koleksion bizhuterish me vlerë 1 milion funta, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Ky koleksion përfshin unazën e saj magjepsëse prej 140 mijë funta dhe një byzylyk prej 241 mijë funta Cartier.
Artikuj të tjerë përfshijnë kurorën prej 450,000 dollarësh të huazuar nga Mbretëresha.
Një set shkëlqyes prej 60 mijë funta të vathëve që ajo mori si një dhuratë para martesë gjithashtu i përkasin koleksionit përmbledhës të bizhuterive të saj.
E projektuar personalisht nga Harry dhe bërë nga argjendari i familjes mbretëror Cleave dhe Company, unaza e fejesës së Dukeshës është më e mrekullueshmja në koleksionin e saj.
Vendosur në një grup ari, diamanti qendror, që besohet të jetë rreth 3 kub, kë kishte burim Botsvanë, aty ku çifti pushoi pas vetëm pak javë takimesh.
Dy diamante të rrumbullakta të vendosur në të dyja anët vijnë nga një karficë që i përkiste nënës së Harry, Princeshës Diana.
Në intervistën e tyre pas fejesës, nëntori i kaluar, Harry tha se vendimi për të inkorporuar gurët e Dianës do të siguronte që ‘ajo të ishte me ne në këtë udhëtim të çmendur së bashku’.
Ndërsa, dhurata prej një vlere rreth 11 milionë euro çifti mbretëror kanë kthyer prapa pas martesës./Arbresh.info/







Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...