Një prerje është vërejtur në anën e majtë të kokës së Kate Middletonit, e cila është zbuluar të jetë si rezultat i njëk ndërhyrje kirurgjie serioze.
Dukesha e Kembrixhit është e famshme në mbarë botën për flokët me shkëlqim, por nën to qëndron një prerje e madhe, ku fansat dyshonin se ishte tumor.
E gjithë kjo u zbulua gjatë një pritje mbretërore për disa miq në Buckingham Palace. Kjo e fundit lëshoi një deklaratë rreth kësaj duke thënë se “shenja është e lidhur me një operacion të fëmijërisë”.
Por, burime të larta mbretërore pretendojnë se bëhet fjalë për një operacion shumë serioz që e ka kaluar kohë më parë.
Tani John Scurr, një kirurg në Spitalin Lister të Londrës tha për Daily Mail se”kjo duket se është si rezultat i një keqformimi arteriovenoz – një shenjë dalluese – që hiqet”.
Dr Scurr e ka përgëzuar anëtaren e familjes mbretërore britanike për mjeshtërinë e fshehjes së një shenje.
“Është e mrekullueshme, duke pasur parasysh prerjen që askush nuk e ka parë më parë”, tha ai, transmeton telegrafi.
Ndryshe, thuhet se është lënduar në një mbrëmje në moshën 13 vjeçare pasi u godit me një top golfi dhe është dashur një intervenim i vogël kirurgjik.
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...