Filmi kosovar “Zgjoi” është dhënë gjatë këtyre ditëve premierë edhe në kinematë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Natën e kaluar, ky film u dha premierë në Washington D.C., ku e pranishme në sallën e shfaqjes ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkruan arbresh.info
Edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa, ka marrë pjesë në premierën e filmit ku ka publikuar disa imazhe ai u shpreh se ‘Zgjoi’ është një film i mrekullueshëm i bazuar në histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, motrat dhe vajzat tona.
‘Filmi “HIVE” fitoi tre çmime kryesore në Festivalin e Filmit Sundance. Është një film i mrekullueshëm i bazuar në një histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, motrat dhe vajzat tona’, shkroi Lipa.
View this post on Instagram

Kujtojmë se, Dua Lipa u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”. /arbresh.info/
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...