Unikkatil pritet të mbaj koncert për herë të dytë brenda një kohë të shkurtë në Kosovë.
Ai ka paralajmëruar se do të mbaj koncertin e radhës sot në një diskotekë të Gjilanit.
E për këtë lajm ka reaguar reperi tjetër Duda, i cili është pikërisht nga qyteti i Gjilanit.
Përveç paralajmërimit që ia ka bërë ndaj reperit Unikkatilit, Duda ka kërcënuar publikisht edhe pronarët e diskotekës në Gjilan.
Bashkë me njërin prej pronarëve i cili është i njohur për publikun, Sylejmani, apo ish-bashkëshorti i aktores së njohur, Adriana Matoshit e njohur me rolin ‘Sasa’.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Duda, u ka thënë pronarëve se i kanë gjak borxh.
“Albert Sylejmani Lulzim Luli Hajrizi gjak borgj mkeni publikisht le ta din krejt…”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Për të vazhduar me paralajmërimin ndaj Unikkatil “Mirësevjen në GanGLand pa lejen tem sun e shkel at ven…”
Kujtojmë që dyshja njihen për armiqësitë e vjetra dhe problemet që kanë pasur në të kaluarën.

Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin