Të ftuar të kësaj jave n’Kosovë Show ishin Ylka Kuqi, Sergio e të tjerë… Por, një nënë e paftuar u shfaq në fund të emisionit për të kërkuar ndihmë për vajzën e saj.
Yllka Kuqi iu përgjigj vlerësimeve të shtypit rozë se kohëve të fundit po zhvishet shumë, duke theksuar se është bashkëshorti i saj, ai që po i bën fotografitë e saj.
Pjesë e emisionit ishte edhe këngëtari me miliona klikime, Sergio, por pak i njohur për mediat. Ai shpesh pati vështirësi ti përgjigje pyetjeve thumbuese të prezantuesit, Shpetim Desku. Ajo çka ndodhi krejtësisht në fund ishte tejet e dhimbshme. Para mbylljes së emisionit, regjia njofton moderatorin se një person do të flasë para kamerave. Bëhet fjalë për një nënë që dëshiron t’ia jep veshkën vajzës së saj, Elmedina Bellopoja nga Vushtrria, por që nuk kanë mjete financiare për ta mbuluar operimin. Ajo bëri thirrje për ndihmë, në mënyrë që të realizojnë transplantin e veshkës tek 12 vjeçarja.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...