Dua Lipa në vitin 2018 i ka dhënë rëndësi të veçantë vendit prej nga vjen, Prishtinës.
Bukuroshja do të performojë më 10 gusht në kuadër të festivialit Sunny Hill, në festivalin që e organizon babai i saj.
Babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ka konfirmuar në emisionin NIN në Klan Kosova, ku ai ka konfirmuar se reperi tjetër shqiptar, Action Bronson, pritet të performojë për herë të parë në këtë festival.
Por, kjo nuk është e vetmja. Në ditën e tretë të festivalit pritet të performojë edhe Martin Garrix, ylli i madh i muzikës elektronike i cili vjen për herë të parë në vendin tonë.
Sunny Hill kështu në mënyrë automatike e merr epitetin e një prej festivaleve më të mëdha në rajon.
Pos tjerash, Dugi konfirmoi se 25 për qind nga fitimet e këtij festivali do të ndahen për qendrën e artistëve.
Dua aktualisht është pa të dashur pas ndarjes nga Paul Klein. /Telegrafi/


Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...
Blerim Sallahu: Synoj të avancoj drejtësinë, barazinë gjinor...
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrime...