Ajo është ndër artistet shqiptare që pëlqehet tej mase në industrinë muzikore ndërkombëtare.
Fjala është për Dua Lipën, e cila përherë mban të informuar fansat në rrjete sociale, shkruan portali arbresh.info
Dua përmes “Instagramit”, iu ka uruar të gjithë ndjekësve të saj fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Dua ka shfaqur një buqetë lulesh, dhe ka shkruar në mbishkrimin e saj një urim të përzemërt.
“Muaji i Ramazanit: Shpresoj që muaji i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk për të gjithë ata që po agjërojnë në të gjithë botën”, ka shkruar ajo.

Dua përndryshe është kthyer kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, për t’u përgatitur për performancën e saj të radhës, në Brit Awards 2021.
Ajo është nominuar në eventin e madh të ndarjes së çmimeve britanike në tri kategori: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’. / arbresh.info/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...