Ajo aktualisht është duke bërë turne për albumin e saj “Future Nostalgia” nëpër botë.
Dhe Dua Lipa dukej e pabesueshme teksa u zhyt në ngrohtësinë e diellit të shtunën në Portofino, Itali ku po shijonte një ditë pushimi nga turneu i saj “Future Nostalgia”.
Këngëtarja 26-vjeçare vuri në pah barkun e saj të rrafshët dhe vithet e tonifikuara në një palë bikini ngjyrë rozë, shkruan DailyMail.
Ajo tregoi stilin e saj të bujshëm teksa u mbulua me një palë pantallona rozë të markës “Stone Island” dhe një jelek të gjelbër.
Këngëtarja e hitit “Levitating” kishte vënë një zinxhir elegant prej ari, teksa me krenari kishte vënë në pah koleksionin e saj të tatuazheve në trup.
Bukuroshja natyrale kishte një fytyrë të freskët, teksa i kishte lënë flokët e saj të zeza, të binin lirshëm mbi supe.
Dua filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në Amerikë në shkurt, dhe pas koncerteve të saj aktuale në Itali, do të shkojë në: Spanjë, Finlandë dhe Norvegji.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...