Dua Lipa: Shumë krenare që kam pasaportë shqiptare

17:40 | 28 Nëntor 2022
E.H

Dua Lipa zotëron edhe nënshtetësinë shqiptare.

Artistja e madhe është shtetasja më e re shqiptare dhe u betua ditën e djeshme para Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një ceremoni të veçantë.

Tanimë, Dua Lipa ka pasaportën shqiptare dhe atë angleze.

Në një konferencë për mediat artisja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shprehur shumë krenare që ka pasaportë shqiptare teksa ka thënë se është nder shumë i madh për të që përfaqëson gjithë Shqiptarinë.

Pyetje: Kisha dashur të pyes ne krenohemi me heronjtë tonë, por për mua dhe të ditëve të sotme jeni ju sepse e prezantoni Kosovën dhe Shqiptarinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe sa pasaporta ke moj motër (qesh)?

Dua Lipa: Në çantë e kam pasaportën. Jam shumë krenare që kam pasaportën shqiptare. Vetëm 2 pasaporta kam: Një të Shqipërisë dhe të Anglisë. Ndihem shumë e emocionuar dhe e shoh dhe është shumë e rëndësishme për mua dhe është një nder i madh të përfaqësoj vendin tim. Unë ndihem shumë me fat që jam nga një vend si ky dhe ne jemi shumë krenarë nga ku jemi dhe shumë është bukur të jem sot këtu./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale