Mbrëmjen e kaluar në premierën e filmit “Alita Battle Angel” mori pjesë edhe zeshkanja kosovare, Dua Lipa.
Lipa ka pozuar në krah të dashurit Isaac Carew në tapetin e kuq që u shtrua me rastin e premierës së filmit “Alita: Battle Angel” në qytetin e Londrës, shkruan arbresh.info.
Ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj ,Isaac Carew, ku me këtë rast ajo kishte të veshur një fustan nga firma “Armani”, ku shihej e gjithë pjesa e këmbëve e e cila u cilësua nga mediat e huaja si e guximshme.

Edhe disa prej aktorëve protagonist të filmit defiluan para fotografëve, megjithatë vëmendjen më të madhe tërhoqi bukuroshja jonë.
Theksojmë se filmi është dashur të shfaqet në vitin 2003, megjithatë regjisori James Cameron kishte lënë anash projektin për t’u fokusuar te “Avatar”.

Këngëtarja më 25 janar lansoi këngën e saj të re e titulluar “Swan Song” , që do të jetë kolona zanore e filmit ‘Alita Battle Angel”.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...