Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, gjersa herë pas here përfshihet edhe në debate e tema aktuale që kanë të bëjnë me vendin, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi, ajo ka treguar se është rrethuar kah kandidati demokrat, Joe Biden, i cili po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA që po rreshtohen kah Biden, Dua Lipa ka treguar arsyet se pse po e mbështet kandidatin demokrat.
“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, tha këngëtarja.
Para disa viteve, artistja me origjinë shqiptare kishte marrë pjesë në një protestë kundër vendimit të Trump për të ndërtuar një mur me Meksikën.
Ndërkohë që vitin e kaluar, 25 vjeçarja ka qenë hapur ndaj partisë së kryeministrit aktual britanik, Boris Johnson. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit