Dua Lipa ditë më parë kishte bllokuar të gjitha komentet në postimin që kishte bërë për të uruar Pavarësinë e Kosovës dhe kjo sepse shumica prej komentuesve e kishin ofenduar këngëtaren për faktin se kjo e fundit nuk kishte pranuar të vinte falas në koncertin e mbajtur në Prishtinë, siç Rita Ora bëri.
Një tjetër detaj i rëndësishëm ishte ai kur gjatë konferencës për shtyp për gazetarët shqiptarë përpara koncertit, Rita Ora u pyet nëse do të bënte një duet me Dua Lipën dhe nuk dha një përgjigje konkrete por bëri një anashkalim të përgjigjes.
Hmm, mos ndoshta mes vajzave ka diçka?
Sikur mos të mjaftonin këto detaje, Dua Lipa ka postuar një foto shumë gazmore në Instastory, ku i uron të gjithëve një javë të mbarë.

Por a nuk ju duket veshja Borat, personazhit në postimin e Duas një mënyrë qesharake për të ironizuar veshjen e Rita Orës në koncertin që u mbajt në Prishtinë (ku në fakt një pjesë e mirë e shqiptarëve e quajtën të papërshtatshme veshjen e Ritës në koncertin e Pavarësisë)?

Nëse është kështu, atëherë zyrtarisht vajzat kanë një hatërmbetje me njëra-tjetrën, edhe pse arsyet ende nuk i dimë. /Blitz.al/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira