Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa i befasoi të gjithë ndjekësit e saj me gjestin e fundit që bëri në rrjetin social Instagram.
Dua i fshiu të gjitha fotografitë dhe videot e publikuara ndër vite, duke e lënë komplet të zbrazët llogarinë e saj, shkruan portali arbresh.info

Mirëpo kjo nuk po e pengon atë që të rrisë numrin e ndjekësve të saj, pasi vetëm në këtë rrjet social, ajo numëron tashmë mbi 35 milionë sosh. Ajo ka hequr edhe fotografinë e profilit, duke lënë vetëm një imazh me ngjyrë të kaltër si foto të profilit.
Mendohet se fshirja e të gjitha postimeve të saj, ka të bëjë me albumin e ri që ajo do të nxjerrë së shpejti në treg, të cilën ajo e ka cilësuar si një “epokë të re”. /arbresh.info/
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari