Aristja e famshme, Dua Lipa aktualisht është në turne të albumit të saj të dytë të quajtur “Future Nostalgia”.
Ajo tregoi figurën e saj të mahnitshme të dielën në një sërë fotografish që ka shpërndarë nga koha e saj në Kolumbi.
Këngëtarja, 27-vjeçare, ka veshur një fustan të gjatë të mëndafshtë ngjyrë kafe, teksa mori poza të ndryshme përpara se të dilte në skenë në kryeqytetin e vendit, Bogota.
Fustani përmbante disa detaje të mahnitshme, një pjesë të lidhur në qafë dhe me dekolte të hapur në pjesën e gjoksit.
Bukuroshja shqiptare zgjodhi një palë taka me stil teksa shikonte joshëse para kamerës.
E njëjta kishte një grim të shkëlqyeshëm dhe kishte lënë të lëshuara flokët e gjata.
.“Jemi gati Bogota. E lumtur që jam këtu me ju. Shihemi sonte”, tha ajo.
Performanca e Duas në Bogota vjen pas koncerteve në Brazil dhe Argjentinë.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...