Ylli muzikor performoi virtualisht përkrah Alicia Keys, Pharrell Williams dhe Jonas Brothers ndërsa studentët amerikanë shënuan fundin e studimeve.
Dua Lipa ishte në mesin e yjeve të ‘A List’ që ndihmuan studentët amerikanë të festojnë diplomimin në mes të pandemisë së koronavirusit, shkruan Mirror.
Ylli 24-vjeçar që po kryeson top listat muzikore ishte pjesë e një kasti të famshëm të yjeve që morën pjesë në ‘Graduate Together: America Honors the High School Class of 2020’ të Shtunën.
Koncerti i cili zgjati një orë u organizua për të ndihmuar studentët amerikanë të festojnë diplomimin e tyre pasi grumbullimet në të gjithë Amerikën u anuluan për shkak të shpërthimit të virusit COVID-19.
E veshur me një bluzë shumëngjyrëshe dhe xhinse të bardha me bel të lartë, Dua këndoi ‘Break My Heart’, ndërsa video të studentëve që kërcenin përfshiheshin në shfaqje.


Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...