Dy dronë kanë mbërritur brenda një kohe të shkurtër në Big Brother VIP Albania 5.
Një prej tyre ishte dedikuar për Mateo Borrin.
Mesazhi simbolik i ardhur nga jashtë u prit me entuziazëm, duke i dhënë atij një moment të veçantë brenda shtëpisë dhe një shtysë emocionale në rrugëtimin e tij në lojë.
Surpriza nuk përfundoi me kaq.
Një tjetër dron mbërriti për Brikena Selmanin, i dërguar nga mikesha e saj e ngushtë.
Banorët reaguan menjëherë ndaj këtyre momenteve, duke i komentuar gjatë dhe duke ndarë emocionet me njëri-tjetrin.
Atmosfera në shtëpi u ngarkua me entuziazëm, ndërsa surprizat nga jashtë vazhdojnë të ndikojnë në gjendjen emocionale të konkurrentëve.
Edhe në rrjetet sociale, momentet me dronët u bënë shpejt virale.
Ndjekësit reaguan me komente të shumta, duke analizuar mesazhet dhe duke diskutuar ndikimin që mbështetja nga jashtë ka në lojën e banorëve. /Telegrafi/
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...