Big Brother VIP Kosova vazhdon të sjellë momente dramatike dhe përplasje mes banorëve gjatë darkës së të nominuarve.
Së fundmi, një debat mes Drenushës dhe Rovenës ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke u fokusuar në të shkuarën dhe marrëdhëniet e tyre personale.
Gjatë një bisede, Drenusha shfaqi ndjenja zhgënjimi dhe akuza drejt Rovenës, duke pretenduar se kjo e fundit kishte pasur interes për ish-partnerin e saj, Atillën. Me një ton të qartë dhe provokues, Drenusha deklaroi: “Ti me pas mujt, ishe kon me ish-in tim, por as ai nuk ta dha mundësinë!”.
Ky koment i drejtpërdrejtë ndezi një reagim të menjëhershëm nga Rovena, e cila e cilësoi këtë një akuzë që buron nga xhelozia: “E kuptoj që ke kaluar shumë, por kjo nuk është arsyeja”, – tha ajo, duke mbrojtur veten dhe duke sfiduar qëndrimin e Drenushës.
“Rovena përnjëmend mundet me dashtë ex-in tim. Por, ex-i jem kënd e don është pikëpyetje dhe problem por është e sigurt që Rovena nuk hyn në preferencat e tij”, u shpreh Drenusha. /Telegrafi/
Mot i vranët dhe me shi
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu