Drenusha Latifi ka bërë një sërë reagimesh pas largimit të Atilla Kardesh nga shtëpia e BBVK-së.
Ish-miss Kosova tha se e ka kërkuar një kërkim-falje të mirëfilltë nga ai, ndonëse nuk i erdhi edhe pas hyrjes së tij.
“Çka m’ka pengu është që njerëzit kanë dyshu nëse ma ka bo me të vërtetë apo jo, ose nëse kam qenë unë fajtore që ai ma ka bo qat send. Për atë arsye kom shku edhe e kom hap rastin në Suedi”, u thoshte ajo banorëve.
“Nëse ai kërkon falje pernime qysh duhet, jo si qajo me gjysmë zoni që nuk është dëgju mirë edhe gjysmën e fjalëve nuk i dëgjova. Edhe nëse ulet për qata fëmijë e bon një bashkëpunim qysh duhet, unë ia heki rastin në Suedi”, potencoi mes tjerash Drenusha.
Hyrja e Atilla Kardesh ka shkaktuar shumë reagime nga organizata dhe institucione publike për shkak të procesit ligjor me këngëtaren. /Telegrafi/
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...