Këngëtarja Drenusha Latifi është bërë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Artistja me fillim ka ndarë problemet që ka pasur me ish-bashkëshortin e saj në një diskutim me Vullnet Krasniqin.
Ajo në një klip ka treguar për frikën që ka derisa është brenda këtij formati, gjersa ka dhënë disa detaje të tjera në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.
E njëjta në spektakël u shpreh: “Siç i thashë Vullnetit, nuk ka pasur tentativë për me i marrë fëmijët, bile nuk i ka takuar me javë të tëra. Në momentin që jam kthyer në Kosovë ka pasur tentativa për me i marrë fëmijët. Kur flitet për fëmijët gjithmonë më kap një farë panike”.
Ajo tutje vazhdoi: “E di që kanë pasur me shku te fëmijët e vetë, si nënë që jam është gjithmonë ajo frika”.
“Procesi është i hapur, për kujdestarinë e fëmijëve, të përhershme. Nuk kam pasur më thirrje. E vetmja që mundet me bo që më frikëson është një kujdestari e përkohshme”.
Drenusha theksoi ndër të tjera se nuk ka dashur më të takohet as me ish-partnerin, pasi nuk kanë një gjuhë të përbashkët. /Telegrafi/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK