Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Sol Summer”.
Ajo gjatë intervistës foli rreth eksperiencës së saj në këtë format gjigant, transmeton Klankosova.tv.
Drenusha tha se rrugëtimi i saj në BBVK ka qenë ndër momentet më të bukura të jetës së saj, derisa shtoi se do ta kujtojë me plot nostalgji.
“Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Normal, Big Brother është një eksperiencë që ndodh një herë në jetë dhe është shumë me rëndësi me e shiju. Në fakt për mua nuk ka qenë shumë e lehtë me e shiju brenda Big Brother-it për shkak të mallit për fëmijë, sepse ai ka qenë problemi më i madh për mua, pasi të tjerët nuk i kam lejuar të më krijojnë problem. Përndryshe, nuk jam pishman që kam qenë pjesë e atij formati. Ka me qenë ndër eksperiencat më të bukura të jetës që do ta kujtoj me shumë nostalgji”, u shpreh Latifi.
Ndër të tjera, Drenusha Latifi foli për mesazhin që dha nëpërmjet rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova.
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...