Bullizmi dhe bukuria e brendshme janë në qendër të filmit “Wonder”, ku interpreton aktorja fituese e çmimit “Oscar”, Julia Roberts.
Një përshtatje e librit “best seller” të R.J. Palacio, filmi tregon historinë e një fëmije me sindromën “Treacher Collins”, që i shkakton atij deformime në fytyrë.
Auggie Pullman i është nënshtruar më shumë se 20 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ka mësuar në shtëpi, por për herë të parë do të shkojë në shkollë. Julia Roberts, e cila interpreton nënën e 10-vjeçarit rrëfen se edhe vet ka qenë një fëmijë i turpshëm.
“Kur mund të isha më sipërfaqësore, kam qenë e çuditshme dhe jopopullore. Kështu më bënin për vete njerëzit e zgjuar dhe gazmorë”, tha Julia Roberts, aktore.
Auggie interpretohet nga Jacob Tremblay dhe audienca e shikon atë teksa vuan bullizmin dhe krijimin e miqësive të reja. Daveed Diggs, i cili është në rolin e mësuesit të 10-vjeçarit tha se kjo ishte koha e duhur për filma të tillë si “Wonder”.
“Ne në SHBA kemi një tallës si president. Bullizmi është një problem i madh dhe prandaj mendoj se është një film që i përshtatet kontekstit”, tha Daveed Diggs.
Filmi ku interpreton gjithashtu Owen Wilson do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane nga 17 nëntori.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...