Më 1 nëntor të vitit 2019, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka publikuar këngën e re “Don’t Start Now”.
Kjo këngë super ritmike e artistes shqiptaro – angleze u prit mjaft mirë nga fansat, duke shënuar një tjetër sukses të sajin në karrierë.
Siç ka bërë të ditur 24-vjeçarja, projekti deri më tani ka grumbulluar 100 milionë klikime në platformën digjitale, YouTube.
“Kënga “Don’t Start Now” ka mbledhur 100 milionë shikime. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen. Duke dërguar dashuri gjithandej prej meje dhe Nabildo”, ka shkruar në postimin e saj Lipa.
Ndërkohë, kënga është pjesë e albumit të saj të dytë, që do të publikohet i plotë së shpejti.
Në kuadër të kësaj, ylli shqiptar së shpejti do nisë turneun e koncerteve në mbarë botën, në plot 24 vende të ndryshme.
Ndër tjerash, dje u bë e ditur se Dua Lipa do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” – festivalin më të vjetër në Evropë, gjersa Alketa Vejsiu është përzgjedhur në mesin e emrave prezantues të edicionit të sivjetmë të festivalit italian. /Telegrafi/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...