Të premten në mediat në Shqipëri u raportua për një aksident me motor që kishte ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Megjithatë identiteti i personit që ishte përfshirë në këtë aksident nuk u bë i ditur tek deri ditën e shtunë.
Portali JOQ Albania ka publikuar disa fotografi të dërguara nga dëshmitarët, ku në vend-ngjarjen e aksidentit shihet aktori dhe prezantuesi Romeo Veshaj.
Sipas të njëjtës media, dyshohet se i përfshirë në aksidentin në fjalë ka qenë vëllai i tij, Donaldi.
Në vendin e ngjarjes mund të shihet edhe ambulanca si dhe vet Romeo duke biseduar me një nga mjekët e urgjencës.
Por mesa duket nuk bëhet fjalë për ndonjë aksident të madh me lëndime të mëdha, pasi dy vëllezërit janë parë duke shpërndarë në rrjetet sociale pjesë nga emisioni i tyre i së premtes, çka konfirmon se ata janë të dy mirë me shëndet.
Dyshja përndryshe ka tash e sa javë që kanë nisur një emision javor të quajtur “Më lër të flas”, duke realizuar intervista me të ftuar të ndryshëm nga bota e shou-biznesit. /Telegrafi/


Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...