Një moment ndarjeje dhe solidariteti ka mbizotëruar shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e sotme, pasi banorëve u është dhënë një detyrë emocionuese.
Një zarf i bardhë, mbërritur në shtëpi dhe i lexuar nga Juli, ka përmbajtur një mesazh të rëndësishëm: banorët do të kishin mundësinë të tregonin histori personale ose rrëfime të të afërmve të tyre që kanë përjetuar sëmundje serioze, me theks të veçantë në të prekurit nga tumoret.
Heidi, njëra nga banoret, ka hapur zemrën dhe ka ndarë me të tjerët rrëfimin prekës të gjyshes së saj, e cila, në moshën 57-vjeçare, ishte diagnostikuar me kancer dhe më pas ka ndërruar jetë. Ajo nuk e ka mbajtur vetëm tek ai rrëfim të përcjellë, duke zbuluar se në një kontroll të zakonshëm mjekësor i është gjetur një tumor në dorë.
“Për fat të mirë e kapa në kohë”, rrëfeu Heidi në “Big Brother VIP”, duke përcjellë një mesazh të fortë për rëndësinë e vetëdijesimit dhe kontrollit të rregullt shëndetësor.
“Dora ka shumë lidhje dhe mund të kishte kapur gjëra të tjera si gjakun, nervat dhe situata mund të degradonte”, shtoi ajo, duke theksuar se është thelbësore që njerëzit të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave të trupit të tyre. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...