Luizi ka nevojë të qartësohet për miqësinë që ai ka me Efin, duke qenë se u ngritën dyshime për afrimitetin e tepërt të saj pasi rihyri në Big Brother.
Ai i tha Kiarës që t’i japë një indicie se çfarë qëndrimi të mbajë, pasi asaj i beson verbërisht, duke qenë se e sheh si njeriun e tij të jetës.
Sipas tij, nga loja që bëhet brenda në shtëpi, ai ka kuptuar që Efi është e dashuruar me famën dhe se po e përdor atë në mënyrë shumë të ulët.
Kiara u ndje në faj për debatin që pati me Efin dhe, edhe njëherë përsëriti faktin që i vjen shumë keq që e solli atë temë në shtëpi.
Luizi u shpreh se atij nuk i interesojnë fare detajet e debatit, por do të di vetëm arsyen. Ai shtoi se kur preken interesat e tij personale, normal që do ketë reagim.
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...