E cilësuar si mbretëreshë e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës ndërsa ndërroi jetë më 7 shkurt të vitit 2020.
Nexhmije Pagarusha, që njihet si ikona e muzikës shqiptare, la pas një karrierë të bujshme.
Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, “Bilbili i Kosovës”, “Mbretëresha e këngës shqipe”, “Primadona e melosit popullor”, e shumë të tjera.
Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekst shkruesi Rifat Kukaj.
Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha mbylli sytë përgjithmonë në moshën 86-vjeçare./arbresh.info/
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...