Meghan Markle së shpejti do të festojë ditëlindjen e saj të parë si pjesë e familjes mbretërore.
Në 4 gusht ajo do të festojë ditëlindjen e saj të 37-të. Kjo datë është shumë e veçantë për mbretëreshën Elizabeth II. Nëna e ndjerë e mbretëreshës, Elizathet Bowes – Lyon, kishte lindur në të njejtën datë si Meghan.
Nëna e mbretereshës lindi në 4 gusht 1900 dhe ajo do të ishte 118 vjec këtë vit. Elizathet Bowes – Lyon ndërroi jetë në 2002, në moshën 101 vjeçare. Kjo datë është e hidhur për mbretëreshën por ndoshta do të ketë një dozë lumturie me festimin e Meghanit.
Ende nuk dihet ku do të festojë Meghan dhe a do të jetë një festë madhështore siç i ka hije një pjestareje të familjes mbretërore. Për ditëlindjen e saj vjet, ajo së bashku me Harryn ishin në Afrikë. Sipas një burimi për “The Sun”, Harry u kujdes jashtëzakonisht që të ishte një udhëtim shumë i veçantë për Meghan dhe sa më romantik që të ishte e mundur.
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...