Ajo është këngëtarja shqiptare, që për pothuajse lëvizje të saj komentohet në faqet rozë.
Ndonëse nuk është edhe shumë e hapur për jetën personale, por sa i përket karrierës profesionale ajo është gjithmonë e hapur me fansat, shkruan portali arbresh.info
E sot, Dhurata Dora ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, teksa në rrjetin social Instagram ndau edhe një imazh atraktiv.

“Diçka që kam dëgjuar gjithmonë nga nëna ime dhe shumë gra të forta në jetën time është: Gjithçka ndodh për një arsye, për sa kohë që arsyeja bazohet në punën e palodhur, vlerësimin, respektin dhe barazinë”.
“Ky ishte gjithmonë frymëzimi im i vërtetë, për të festuar pavarësinë time çdo ditë dhe për t’ia kaluar këtë energji grave të tjera. Kemi akoma shumë punë për të bërë, por sot u dërgojmë dashuri nga zemrat tona dhe kurajo atyre që ende kanë nevojë”- ka shkruar Dhurata në përshkrimin e fotografisë.
“Harrom” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që rezultoi të jetë tejet i dëgjuar në platformat digjitale. /arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...