Teksa publikojnë klipet e tyre të reja, artistët kujdesen për çdo gjë deri në detaj.
Këtu flasim duke nisur nga kënga e deri tek pamja dhe veshjet e tyre.
Shpeshherë kemi vënë re se Mozzik është i fiksuar pas firmës “Gucci” dhe në çdo klip vesh veshje të kësaj marke.
Por mesa duket nuk është fiksuar vetëm Mozzik.
Ju rikujtohet Mozzik tek videoklipi “Pa Pa” që mbante në krahë një marsup Guçi (çantë që vendoset në bel)?
E pra, pas tij një tjetër reper ka përdorur një çantë të të njëjtës markë.
Bëhet fjalë për Capital T i cili në disa fragmente të videoklipit të ri “Bomba” mban një marsup “Gucci”.
Ndonse modelet janë të ndryshme mund të themi se djemtë i ka bashkuar një detaj i vetëm, firma prestigjoze.
Gjithashtu në profilet e tyre në Instagram shohim se të dy reperët numërojnë disa veshje e aksesorë të kësaj marke.
E pra, mund të themi se këto modele çantash shkojnë mjaft mirë me tipin e tyre por edhe me këngët e publikuara, duke qenë se ato flasin për gjëra luksoze

Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...