Malajzia ka ndaluar këngën hit Despacito të transmetohet në televizionin dhe radion shtetërore, pasi kritikët në këtë vend me shumicë myslimane thonë se “vargjet e saj janë të turpshme”.
Ndalesa u shpall nga ministri i Komunikimeve dhe Multimedias, Salleh Said Keruak, i cili tha se vendimi është marrë pas ankesave të publikut.
“Vendimi vlen vetëm për Radio-Televizionin e Malajzisë”, tha Keruak, duke shtuar se kënga mund të transmetohet ende në stacionet private dhe platformat online.
Despacito e Luis Fonsit, këngëtar nga Porto Riko, është bërë kënga më e dëgjueshme e të gjitha kohërave, vetëm gjashtë muaj pas daljes në treg.
Kënga hit ka arritur 4.6 miliardë shikime në platforma të ndryshme, përfshirë YouTube dhe Spotify.
Malajzia më herët ka ndaluar edhe filma të Hollywood-it duke i konsideruar fyes ndaj vlerave fetare.
Këtë vit, publikimi i filmit “E bukura dhe Bisha” është shtyrë në Malajzi, pasi censuruesit kanë prerë një “moment homoseksual” në film.
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...