Një foto e vjetër duket se e ka prekur thellë dhe i ka risjellë kujtime të bukura Rozana Radit, e cila së fundmi, ka prekur ndjekësit në Instagram me një dedikim të ndjerë për atë që ajo e quan ‘dashuria ime e parë’.

Bëhet fjalë për babanë e saj, aktorin Ferdinand Radi, i cili është ndarë nga jeta në vitin 2003 dhe që Rozana e përkujton vazhdimisht nëpërmjet fotove e dedikimeve në rrjetet sociale.
‘Me dashurinë e parë të jetës sime, i vetmi që i besoja, i vetmi që nuk më zhgënjeu. I vetmi që do më mungojë deri sa të mbyll sytë. Të dua babi. 18 vite më parë.’-shkroi Rozana në foton ku ajo shihet e lumtur duke kërcyer në krahët e të atit.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...