Një dedikim prekës nga djali i tij shtatëvjeçar Bear Grey u pa në funeralin e Liam Payne.
Arkivoli i këngëtarit të njohur u soll në kishë me një karrocë të bardhë dhe të gjithë vunë re dy dedikime të veçanta me lule në arkivolin e tij.
Dy kuaj të bardhë e sollën arkivolin përpara kishës ku e takuan prindërit e Liamit, Geoff dhe Karen.
Nis varrimi i Liam Payne, shokët e tij nga “One Direction” dhe figura të tjera publike marrin pjesë në ceremoni
Fjala “Babi” u përfshi në renditjen e trëndafilave të bardhë, përballë kishës dhe u vendos në emrin e djalit të vetëm të Liamit.
Kujtojmë se varrimi i Liam Payne u mbajt sot në Katedralen e St. Paul në vendlindjen e tij Wolverhampton.
Lamtumira e fundit ishte e mbyllur për publikun dhe u mblodhën vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt. Ish-shokët e grupit të “One Direction” të Liam Payne ishin mes të pranishmëve në funeralin e tij sot në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...