Festivali i Birrës në Korçë organizuar nga Bashkia do të mbahet me datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptarë do ketë edhe nga ata të huaj.
Mirëpo, pjesëmarrja e këngëtarit serb Goran Bregoviç ka sjellë reagime të shumta në Shqipëri dhe Kosovë.
Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Bunila Themeli ka folur për artistët të cilët u tërhoqën nga pjesëmarrja. “Artistë nga Kosova janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre. Kishim Dafina Zeqirin, Capital T, grupin “NA”, por që u tërhoqën. Edhe Dren Abazi, por ai për arsyet e tij personale”, tha nënkryetarja e Bashkisë Korçë për “Reporteri.net“.
Më tej, ajo zbuloi se vetëm këngëtari Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët” është ai i cili do të performojë para publikut në Korçë.
“Kemi Shemin nga “Ilirët”, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të performojë në Festën e Birrës, do të thotë vetëm këta emra kishim nga Kosova, por që vetëm Shemi ka pranuar. Ndërsa do ketë një bandë nga brazili, një greke si dhe emra të tjerë shqiptarë”, përfundoi, Bunila Themeli.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës