Fenomeni i rrjeteve sociale, Dan Bilzerian, ka lënë të tronditur ndjekësit me postimin e fundit.
Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet përkrah partneres dhe lë të kuptohet se i kanë dhënë fund beqarisë, shkruan arbresh.info
Bilzerian shfaqet me një kostum të zi elegant duke ecur përgjatë një piste në rivierën franceze, që është e dekoruar me lule të bardha.
Nga ana tjetër, partnerja e tij e supozuar ka përzgjedhur një fustan ngjyrë ulliri dhe mban në duar lule po ashtu të bardha.
View this post on Instagram
“Më në fund e bëra”, tha ai.
Ndjekësit kanë qenë të befasuar të cilët gjithashtu nuk besuan që Dan është martuar, marrë parasysh stilin e jetesës së tij. /arbresh.info/
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...