I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte Shpat Kasapi. Këngëtari foli thuajse për gjithçka, por çfarë na bëri të ndalonim, ishin problemet e tij me vajzat.
Shpati ende është “në luftë” me dashurinë, por sidoqoftë mbetet optimist sepse e di që në fund do të gjejë paqe. Tani, ka diçka që e shqetëson tek vajzat me të cilat del.

“Dal me njërën, posesive. Dal me tjetrën, xheloze. Dal me një tjetër, s’do familje!”
Por, a mos qëndron problemi tek vetë Shpati?! Këngëtari e mohoi një mundësi të tillë, duke thënë se madje është shumë i mirë, i vlerëson dhe madje, i jep mundësi më shumë seç duhet. Nisur nga dozat e “modestisë”, Shpati duhet të bëjë pakt me veten për një të mesme të artë.

Ose thjesht, duhet të presë të bjerë kokë e këmbë në dashuri dhe asnjë nga tipologjitë më sipër, s’do t’i duken më një “hall”.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...