“Rita Ora kthehet në vendlindje, Kosovë, për të kremtuar 10 vjetorin e pavarësisë: Këngëtarja bën kthim triumfues vite pasi familja e saj u larguan”.
Është ky titulli të cilin i ka vënë “Daily Mail” shkrimit për ardhjen e Ritës në Prishtinë.
Këngëtarja Rita Ora u pa teksa aterroi në Kosovë sot para shfaqjes së saj që shënon 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia.
Ylli – që ka lindur në Kosovë para se familja e saj të ikte nga atje – u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj teksa po përgatitet për të ndezur një koncert në ambient të hapur në Prishtinë, shkruan britanikja e famshme “Daily Mail”, transmeton Koha.net.
Kosova po feston 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia në një kremtë dyditore që ka nisur sot në tërë vendin.
Ceremonia kryesore zhvillohet nesër, kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të kthehen nga Konferenca e Sigurisë në Munih.
Një panel special për Kosovën pritet të mbahet në konferencën e Munihut.
Ndërsa ky medium shkruan se festime ka gjithandej Kosovës, tregon edhe se në Mitrovicë, pjesa veriore e së cilit është e dominuar nga popullata serbe, janë vendosur posterë me mbishkrimin “10 vjet okupim ë Kosovës e Metohisë”.
Muret në qytet janë mbushur me grafite, me flamuj serbë dhe me mbishkrime në gjuhën serbe “Kosova është Serbi – Krimeja është Rusi”.
Një banor i Mitrovicës së veriut, Branislav Kërstiq, ka thënë: “Fatkeqësisht, komuniteti serb nuk e ka ndarë mendjen për këtë pavarësi. As Beogradi s’e di me siguri se si e sheh statusin e Kosovës”.
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private