Dita e sotme është shumë e veçantë për Dafina Zeqirin.
Dafina Zeqiri me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbush plot 32 vjet jetë, shkruan portali arbresh.info
Para ditëlindjes, ajo dhe i dashuri i saj, DJ Geek, udhëtuan në Shqipëri dhe atje ai u kujdes që ta befasonte Dafinën në oborrin e vilës ku po qëndrojnë.
Ai i kishte organizuar një festë me miqtë e ngushtë, ku dekoroi ambientin me tullumbace e të tjera dekore, kurse nuk mungoi as torta.
Dafina u emocionua nga kjo befasi saqë u përlot, ndërsa e falënderoi publikisht DJ Geek për befasinë, duke shkruar “Faleminderit i dashur për befasinë”.

Ajo akoma po punon në finalizimin e albumit “Dafinë Moj”, i cili pritet të prezantohet i plotë së shpejti. /arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës