Festa e të dashuruarve është festuar dje (e martë) nga të gjithë çiftet anë e kënd botës.
Rrjetet sociale u mbushën me fotografi dhe urime për këtë festë, teksa një gjë të tillë e bënë edhe shumë prej fytyrave tona publike.
Disa prej të cilëve e festuan si ‘beqarë’ këtë festë, shfrytëzuan rastin të publikojnë fotografi të tjera që përkojnë me festën e Shën Valentinit, transmeton Telegrafi.
E në fakt, kjo gjë ka ndodhur me dy këngëtaret e njohura të skenës Flaka Krelani dhe Dafina Zeqiri, të cilat me rastin e ditës së të dashuruarve, kanë publikuar të njëjtat fotografi dje në rrjetin social Instagram.
Ato kishin zgjedhur të publikonin fotografinë e ikonës së hip hop-it botëror, 2Pac i cili shfaqej duke hyrë në makinë me një trëndafil të kuq.
Dafina e kishte publikuar këtë imazh në SnapChat, gjersa koiçidencialisht të njëjtën fotografi, këngëtarja Krelani e ka publikuar në Instagram.


Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë